giovedì 27 febbraio 2014
Topa debore :)
Receta : 1 pako biskota
1 kuti qumesht Panda
100 gr arre kokosi
Grijme biskotat ne mikser pastaj I bashkojm me qumeshtin Panda dhe gjysmen e pluhurit te arres. Formojm topa te vegjel dhe I perziejm me pjesen tjeter te arres se kokosit dhe topat e bores jan gati . I veme ne frigorifer per te pakten 1 ore .
Trufakia
Sot beme trufakia per te qerasur shoket e Andreas se vogel per ditelindje.
Shume te lehta per tu bere dhe shum te shijshme.
Per 60 cope duhen : 3 pako biskota
1/2 gote sheqer pluhur.
3 luge kakao
1/2 gote qumesht
2luge mjalte
1/2 gote arra te grira
2 pako trufes per zbukurimi
1 pako gjalp vitam
Grijm biskotat ne mikser dhe arrat dhe I perziejm me gjalpin e shkrire.perziejm kakaon me qumeshtin dhe e perziejm me biskotat . Hedhim sheqerin dhe mjaltin. Sipas deshires mund te shtojm pak liker ose konjak . Pasi I perziejm mire formojm topa te vegjel dhe I hedhim te trufa . I vendosim per te pakten 1 ore ne frigorifer .
venerdì 21 febbraio 2014
Keik cokollate
Na duhen: 2 filxhana sheqer
1 3/4 filxh. Miell
3/4 filxh. Kakao
1 1/2 luge e Vogel baking pauder
1 1/2 luge e Vogel sode
1 luge e Vogel kripe
2 vanilje.
2 veze
1 filxhan qumesht ,
1/2 filxh. Vaj
1 filxh. Uje I vluar .
Perziejm sheqerin ,miellin ,kakaon,kripen,soden ,baking pauder,vaniljen. Pastaj shtojm vezet qumeshtin dhe vajin,I perziejm mire dhe ne fund shtojm ujin e vluar .
E perziejm 2 min me mikser. Behet nje brume shum I holle. Qe te mos ngjitet ne tepsi me mire te veme leter vaj . Mund te perdoret per te bere edhe torta te ndryshme .e pjekim ne 170 grade pothujse per 50 min.
martedì 18 febbraio 2014
Embelsire portokalli
Receta: 450 gr peta bakllavaje.
250 vaj luledielli
250 gr sheqer
2 vanilje
Lekuren e dy portokalleve te grire ne rende.
150 gr marmelate portokalli
5 veze
500 gr kos
200 gr krem qumeshti ( pana )
2 luge baking pauder
Per shurupin : 2gota uje
2 1/2 gota sheqer
1 kanelle
Lengun e nje portokalli
100 gr marmalate portokalli.
Perziejm sheqerin me vezet,shtojm vajin kosin kremin e qumeshtit.duke I perzier ngadale shtojm dhe gjerat e tjera.
Prejm petat ne copa te vogla dhe I perziejm mire me kremin.
Shtojm dy luge baking pauder dhe te gjithen e hedhim ne nje tepsi te lyer me gjalp.
E pjekim ne furre ne 180 grade per 30-35 min. Pasi pjeket I hedhim sherbetin . Mire esht sherbetin tjua hedhim embelsires kur te jet e nxehte.
Pastiçe
Sot per dreke kemi pastico. Zgjedhim makarona te gjata nr2 ose nr3.
Per salcen: 700-800gr mish te grire .
1pako e gjysem salce (500gr)
1 qepe,1 karrote , gjysem shkopi kanelle, kripe ,uje
Skuqim qepen e grire imet,shtojm mishin dhe karroten e grire ne rende pasi te Jen skuqur pak shtojm salcen dhe kanellen, I lejm te zijn 5min dhe shtojm pak kripe dhe 1got uje. Zihen per 20 min. Ne tengjere ziejm per 10 min makaronat kur te jene gati I shtrojm ne tepsi dhe I perziejm me pak gjalp.
Siper hedhim salcen e pergaditur.
Hedhim pak djathe te verdhe te grire. Ne fund pergadisim beshamelin.
Na duhen 1liter qumesht .niseshte ,kripe ,2veze.
Per 1gote qumesht hidhen 2luge niseshte. Ne nje gote shkrijm niseshten me qumesht ,pjesen tjeter te qumeshtit e veme ne zjarr te marre vale I hedhim pak kripe dhe dy luge gjalp.pastaj shtojm qumeshtin me niseshte dhe e perziejm mire derisa te trashet behet si krem.e heqim nga zjarri dhe e perziejm me dy veze. Pastaj beshamelin e hedhim siper makaronave. E pjekim ne furre per 30 min derisa te vere faqe te kuqerremet.
lunedì 17 febbraio 2014
Kunguj te mbushur
Receta; rreth 10 kunguj te vegjel te njome.
200-300 gr mish I grire.
2-3 luge oriz per mbushje ( karolina)
1 qep
Koper
Kripe ,piper,
1 vez dhe nje limon
Pastrojm kungujt dhe I heqim pjesen e brendshme,
Perziejm mishin e grire me orizin,pastaj hedhim koper, piper ,kripe dhe qepen e grire imet.
Mbushim kungujt dhe nese na tepron pak mbushje e bejm topa te vegjel .
Sipas deshires mund te shtojm pak patate dhe karrota . I veme te zihen me zjarr te ngadalte. Pasi te jene zier perziejm te kuqen e nje veze me leng limoni she jua hedhim siper.
domenica 16 febbraio 2014
Nje byrek me djathe ndryshe nga te tjeret
Receta: nje pako peta per byrek.
Lloje te ndryshme djathe te verdhe
Djathe I bardhe.
Feta sallami te hodha.
3-4 veze
1liter qumesht
Nje gjysem filxhani gjalp dhe gjysem vaj.
Marmelate portokalli
Per 1kg portokalle duhen: 1kg sheqer ,1molle e kuqe ,nje limon
Qerojme portokallet duke pas kujdes I heqim vetem pjesen e jashtme te lekures Jo te bardhen.
E grijm lekuren dhe e veme ne tenxhere me pak uje sa te marre nje vale. Pastaj I derdhim ujin.
Heqim pjesen e bardhe te lekuren dhe I prejme portokallet ne copa te vogla dhe I hedhim ne tenxhere ku kemi dhe lekuren e grire. Grijm edhe mollen ne rende dhe e perziejme me portokallet. Pasi shtojm sheqerin dhe ujin I leme te zijn me zjarr te ngadalte ,pak para se ta heqim nga zjarri I hedhim lengun e limonit. Sherben per shum embelsira sidomos per piten e portokallit qe do bej se shpejti.
sabato 15 febbraio 2014
Luleshtrydhe
Nje menyre per te shijuar luleshtrydhet si komposto: Luleshtrydhet I lajme dhe I grijm ne kubike te vegjel I perziejm me sheqer dhe I leme per 12ore ne frigorifer .
venerdì 14 febbraio 2014
Kotoleta te vogla pule
Receta: gjoks pule.
Galete (buk e thate e grire)
Miell
Nje veze e perzier me pak uje.
Kripe ,piper.
Pasi ti lejm te qendrojn nje ore ne frigorifer i skuqim ne tigan ose sipas deshires I pjekim ne furre per 20 minuta ne 180 grade.
giovedì 13 febbraio 2014
Perime ne tave.
Receta : kater patate te mesme.
Tre patlixhana
Tre kunguj.
Dy qepe
Dy domate (ose salc e konservuar)
Ereza te ndryshme.
Kripe ,vaj
Pergaditja: prejme perimet ne feta dhe i skuqim lehte ,i lyejme pak me miell para se ti skuqim,
Ne fund skuqim qepen me domaten I vendosim te gjitha ne tave I hedhim erezat dhe
Kripen .ne fund hedhim rreth dy gota uje dhe e pjekim ne furre per 30 min.
Liker mandarine .
Esht nje liker qe esht mire te behet ne stinen e dimrit. Behet me raki ose konjak sipas preferencave. Perberesit: 1kg raki.
1kg sheqer
6 mandarina
3 shkopinj kanelle
8-9 karajfile
Perziejme te gjitha bashke ne nje kavanoz te madh dhe i veme ne nje vend te thate mos ti bije
vazhdimisht dielli. Duhet te rrije 40 dite derisa te jete gati per konsumim. Eshte nje pije e kendshme por un e perdor me shum neper embelsira te ndryshme.
Iscriviti a:
Post (Atom)