mercoledì 9 aprile 2014

Cupcakes cokollatas



3 filxhana caji miell 
2 filxhana uje 
2 filxhana sheqer
6 luge kakao
1/2 luge e vogel kripe 
1 luge sode 
2 luge gjalpe
1 veze 
Krem pastiqerie

Perziejm te gjithe perberesit per 5 min ne mikser .

I hedhim neper forma dhe I pjekim ne 180 gr per 20-25 min. 

Pasi te pjeken mund ti zbukurojm me krem pastiqerie ose glaso cokollate . 


Supe me qofte (pashaqofte)


750 gr mish I grire 
1/2 filxhan caji gjalp 
1/2 filxhan caji oriz 
1/2 qepe e grire 
2 veze 
Pak majdanoz
1 limon ( lengun ) 
Kripe , piper 

Perziejm mishin me qepen,orizin,majdanozin ,kripen ,piperin dhe te bardhen e nje veze. Pasi I perziejm mire formojm qofte te vogla . Ne tenxhere shkriejm gjalpin dhe hedhim qoftet . Ju hedhim siper uje te nxehte dhe I ziejm ne zjarr te ngadalte. Rrahim vezet me lengun e limonit dhe I hedhim ne fund pasi te jete mbaruar zierja.



sabato 5 aprile 2014

Mozaik cokollate


250 gr gjalp 
200 gr sheqer pluhur 
1 gote e vogel liker ose konjak 
50 gr ose 5 luge kakao
250 gr biskota
100 gr arra 

Shkrijme gjalpin shtojme sheqerin ,kakaon dhe likerin  ,pasi ti perziejme mire shtojme arrat dhe biskotat e grira .


Perzierjen e hedhim ne leter vaji ose leter alumini I japim forme cilindrike dhe e fusim ne frigorifer tek ngrirja per te pakten 30 min sa te marri forme dhe eshte gati per tu servirur.


martedì 1 aprile 2014

Muffins me banane


Dy gota miell qe fryhet vete
1/2 gote sheqer 
1 veze
1/2 gote qumesht 
1/2 gote gjalp 
1 gote cokollate e grire 
2 banane te grira ne mikser 

Perziejme gjalpin me shqeririn per 3 min pastaj shtojme  perberesit e tjere . Hedhim neper forma perzierjen dhe I pjekim ne 200 grade per 20 -25 min.